Zëdhënësi i Gjykatës Speciale në Hagë, Mishel Doyle përmes informimit javor për medie, ka deklaruar se dëshmitarja e parë në rastin e Hashim Thaçit dhe të tjerët ka dëshmuar kryesisht në seancë private, por që kjo nga ana e gjykatësit është vendosur për të mbrojtur identitetin dhe sigurinë e dëshmitarëve ose të viktimave. Sipas tij dëshmitarja parë e thirrur nga prokuroria, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ka dëshmuar këtë javë me masa mbrojtëse, kryesisht në seancë private dhe se ajo është marrë në pyetje nga prokuroria dhe në vijim i janë bërë pyetje edhe nga ekipet e mbrojtjes. Zëdhënësi ka treguat se të gjitha seancat janë publike, megjithatë gjykatësit ndonjëherë vendosin ta kryejnë një pjesë të seancës së gjykimit në atë që njihet si seancë private ose të redaktojnë informacione të caktuara për të mbrojtur identitetin dhe sigurinë e dëshmitarëve ose të viktimave.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …