Michael Doyle: Është lëshuar urdhër nga trupi gjykues që seancat kundër krerëve të UÇK-së të jenë sa më shumë, në seanca publike

Michael Doyle: Është lëshuar urdhër nga trupi gjykues që seancat kundër krerëve të UÇK-së të jenë sa më shumë, në seanca publike

Zëdhënësi i Gjykatës Speciale në Hagë, Michael Doyle, përmes informimit javor ka njoftuar  se është lëshuar urdhër nga trupi gjykues që seancat ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të jenë sa më shumë në seancë publike. Ky urdhër gojor u dha pas një urdhri të mëhershëm të trupit gjykues këtë vit, që i udhëzonte palët të mbanin parasysh parimin procesit publik dhe të paraqitnin sugjerime konkrete për siguruar një shkallë më të madhe të mbajtjes së gjykimit në seanca publike, duke pasur parasysh numrin e seancave private dhe të mbyllura”, tha Dojl, i cili sqaroi se në përputhje me këtë urdhër, palët duhet të rishikojnë transkriptet e gjykimit nga seancat private të përcaktuara brenda afateve. Krahas kësaj, si rregull i përgjithshëm, palët duhet ta identifikojnë mjaftueshëm një dëshmitar të mbrojtur ose informacion konfidencial në secilën kërkesë për redaktim të informacionit. Kur ta bëjnë këtë, ata duhet të mbajnë parasysh nevojën për të siguruar që gjykimi të zhvillohet sa më shumë në seanca publike, ndërkohë që sigurojnë mbrojtje efektive për ata të cilëve u janë miratuar masa mbrojtëse”, tha Doyle.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli kritikon qasjen e LDK-së: Hezitimi për formimin e institucioneve është i gabuar

Hulumtuesi i KDI, Eugen Cakolli, ka kritikuar qëndrimin hezitues të LDK në raport me formimin …