Këshilltari i kryetarit, Donald Trump për siguri kombëtare, Michael Flynn ka sugjeruar se Uashingtoni duhet të përmirësojë marrëdhëniet e tij me Turqinë, duke ekstraduar një klerik, të cilin Ankaraja e akuzon për përpjekje të grusht shtetit në muajin korrik. Gjenerallejtënanti i pensionuar, Michael Flynn, ish-drejtor i Agjencisë së Inteligjencës, emërimi i të cilit u njoftua të premten, e përshkroi Fetullah Gylenin, si një mulla Islamik në hije që banon në Pennsylvania”, i cili “fsheh një agjendë radikale islamike. “Rrjeti global i Gylenit ka që të gjitha shenjat që përmbajnë përshkrimet për një rrjet të fjetur të rrezikshëm të terrorit. Nga pikëpamja e Turqisë, Washingtoni po e mban një Osama bin Laden të Turqisë” ka shkruar Flynn në ditën e zgjedhje. Ne nuk duhet t’i ofrojmë atij një bazë të sigurt. Ka ardhur koha që ta shohim më mirë rëndësinë e Turqisë” ka shkruar ai. “Na duhet ta përshtatim politikën tonë të jashtme për ta pranuar Turqinë si prioritet. Ne duhet ta shohim botën nga perspektiva e Turqisë”.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …