leoni

Michael Roth: Bashkimi Evropian duhet të jap atë që e ka premtuar, liberalizimin e vizave për Kosovën

Michael Roth: Bashkimi Evropian duhet të jap atë që e ka premtuar, liberalizimin e vizave për Kosovën

Ministri gjerman për Evropë, Michael Roth, ka deklaruar se duhet të liberalizohen vizat për qytetarët e Kosovës. Në një shkrim për “Die Welt”, Rothi ka thënë se situata në Ballkanin Perëndimor edhe më tej mbetet e brishtë. Sipas ministrit gjerman, pajtimi në rajon është faktor kyç për paqen dhe ndryshimin, për një perspektivë të mirë në Ballkanin Perëndimor. Ai ka thënë se duke hedhur shikimin nga Kosova, “ne si BE duhet të japim atë që kemi premtuar dhe më në fund të përparojmë në rrugën e liberalizimit të vizave”. Më tutje, Rothi  ka folur edhe për prioritetet e Gjermanisë në Këshill të Bashkimit Evropian. Gjermania, sipas tij, do t’i japë frymë të re dialogut, derisa, ka folur edhe për idenë e shkëmbimit të territoreve të cilës i është referuar si “ujdi e rrezikshme”.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës

Pas dështimit të një pas njëshëm, nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit …