Lidhja Demokratike e Kosovës dënon sulmet në veri, të cilat i konsideron akte terroriste

Michael Roth dënoi fuqishëm sulmin e fundit në kanalin e ujit Ibër-Lepenc në Kosovë, duke e quajtur “akt terrorist”

Kryetari i Komitetit për Çështjet e Jashtme të Parlamentit të Gjermanisë,  Michael Roth ka dënuar fuqishëm sulmin e fundit në kanalin e ujit Ibër-Lepenc në Kosovë, duke e quajtur  “akt terrorist”. Përmes një mesazhi theksoi se metoda e përdorur në sulm ishte në përputhje me terrorizmin në stilin rus. Këto janë metoda terroriste ruse kundër një shteti sovran në zemër të Evropës”, tha Roth. Këto sulme duhet të hetohen në thellësi. Nëse Serbia vërtet është pas kësaj, gjë që shpresoj të mos jetë, kjo do të shënonte fundin e negociatave të BE-së me Serbinë”, pohoi deputeti gjerman, Michael Roth.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale, në Hagë kanë marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, Ismet Bahtijarit. Vendimi është marrë nga gjykatësja e procedurës paraprake, Marjorie Masselot më 26 korrik 2024. “Gjykatësi i Procedurës Paraprake urdhëron vazhdimin e paraburgimit të Z. Bahtijari. Nëse ai dëshiron të bëjë këtë, të paraqesë dorëzimet mbi rishikimin e ardhshëm të paraburgimit deri më 26 gusht 2024, me përgjigjet dhe replikat që ndjekin afatin e caktuar në Rregullën 76 të Rregullave. Në arsyetimin e këtij vendimi, thuhet se gjykatësja e procedurës paraprake ka konstatuar se ekzistojnë arsye të qarta, me të cilat besohet se Bahtijari mund të arratiset dhe mund të pengojë ecurinë e procedurave ose të kryejë krime të tjera. Prokuroria në parashtrimet e saj kishte për bazë konstatimet e gjyqtarit në vendimin e katërt të vazhdimit të paraburgimit ndaj Bahtijarit, i cili kishte konstatuar se asnjë mënyrë e lirimit me kusht nuk mund t’i zbusë në mënyrë të mjaftueshme rreziqet ekzistuese.

Gjykata Speciale ia vazhdon paraburgimin, Ismet Bahtijarit, pasi pretendon se ende ka rreziqe në pengimin e procesit

Gjykata Speciale ia vazhdon paraburgimin, Ismet Bahtijarit, duke konstatuar që ende ekzistojnë rreziqe që ai …