Michael Rott thotë se ndryshimi i kufirit mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të zgjidhë asnjë problem

Michael Rott thotë se ndryshimi i kufirit mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të zgjidhë asnjë problem

Ministri i Gjermanisë për Evropën, Mihael Rot, paralajmëroi të hënën Kosovën dhe Serbinë se ndryshimi i kufirit të tyre nuk do të zgjidhë asnjë problem dhe tha se e ardhmja e rajonit është multietnike, multifetare dhe multikulturore. “Të dashur miq në Kosovë dhe Serbi, rishkrimi i kufijve nuk do të zgjidhë asnjë problem. Një veprim i tillë do të hapte Kutinë e Pandorës të armiqësive etnike. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është thjesht e bashkuar në diversitet, kjo është Evropa”, tha Rot. Ideja për ndryshimin e kufijve është shpalosur nga presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, si mundësi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis dy vendeve. Kjo ide është kundërshtuar në disa raste edhe nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila ka thënë se Berlini i mbështet të gjitha bisedimet që çojnë kah normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, porse “modifikimi i kufirit mund të ketë pasoja për Ballkanin”.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …