Michael Spath një RENGJER amerikan i cili ka gradën e kolonelit, që ka shërbyer vullnetar si snajper në luftën e Kosovës në Koshare. Spath gjatë luftës së Kosovë është plagosur tri herë. Snajperi Spath, nga presidenti Hashim Thaçi është dekoruar me Urdhrin “Adem Jashari” si dhe ka marrë edhe nënshtetësinë e Kosovës, të vetmen dëshirë që e ka pasur pas luftës. Në rrjetin social “Facebook”, Spath ka shkruar për luftën e UÇK-së, për shokët e tij luftës, për porositë e atyre që e shajnë luftën përmes komenteve të tyre. Për Hisen Berishën, Anton Qunin e Rrustem Berishën.
Postimi i plotë
Mirëmëngjesi! ja sot po e shkruajmë këtë postim në anglisht për miqtë tanë ndërkombëtarë nga e gjithë bota. Siç e dini ju të gjithë, unë dhe gjeneral Hisen Berisha kthehemi tani 22 vjet pas. Kishte shumë komente që nuk ishin të nevojshme, dhe unë do t’ju shkruaj pikëpamjet e mia, së pari për gjithë Qeverinë e Kosovës, që e vetmja ka qenë aktive tash një javë, prandaj është herët për t’u deklaruar për këtë. Gjenerali Berisha ka qenë shumë herë në media për të sjellë ide të reja për vitet e ardhshme apo gjatë këtij mandati të Qeverisë. Pra së pari ministri i Mbrojtjes Anton Quni, gjenerali Hisen Berisha, gjenerali Rrustem Berisha, do të bënin një ekip fantastik në një nga zyrat më të rëndësishme në Qeverinë e Kosovës.
Kjo zyrë ka përgjegjësinë për sigurinë, marrëdhëniet ndërkombëtare, zhvillimin, planifikimin dhe shumë çështje të tjera për të garantuar sigurinë e secilit në Kosovë. Të gjithë së bashku po flasim për 100 vjet përvojë në këtë çështje. Kjo duhet të respektohet me të gjitha mënyrat. Tani gjenerali Hisen Berisha solli disa ide, dhe më duhet t’ju them se nuk kam parë kurrë në jetën time kaq shumë njerëz të shkruajnë komente të papërshtatshme. Se njerëzit janë të zhgënjyer në zona të caktuara nuk është befasi, megjithatë shumica e komenteve erdhën nga individët që as nuk banojnë në Kosovë dhe fajësojnë UÇK-në dhe komandantët për çdo gjë që shkoi keq në Kosovë. Kështu që më lejoni t’ju them, gaboheni që bëni kështu, pa ata komandantë, ushtarë, UÇK-në, dhe shumë faktorë të tjerë nuk do të ishit në gjendje t’i bëni ato deklarata. Gjermanisë iu deshën gati 30 vjet pas Luftës II Botërore për t’u zhvilluar, Kosovës iu deshën 20 vjet, Kosova po shkon përpara!
Unë nuk njoh asnjë person këtu që u pagoi 160 milionë euro këshilltarëve siç bëri Qeveria gjermane, ku anëtarët e familjes u punësuan në nivele të larta. Fakti është se bota po ndryshon shumë shpejt dhe situata ndryshon çdo javë, dhe ata persona duhet të merren me këtë. Vetëm shikoni Afganistanin, Irakun, Sirinë, Iranin, Libinë, Venezuelën dhe shumë vende të tjera….. a doni të ekzistoni në këtë mënyrë. Unë nuk mendoj kështu, a doni të jetoni përsëri nën shtypje, në asnjë mënyrë. Liria është dhuratë e Zotit dhe përgjegjësi e çdo individi, duhet trajtuar si dhuratë dhe është e brishtë. Ju nuk duhet t’i doni personat por duhet t’i respektoni ata, ata dhanë jetën e tyre për t’ua sjellë juve lirinë, ata dedikuan çdo gjë për buzëqeshjen dhe sigurinë tuaj, për familjen tuaj. Nëse dikush mund ta bëjë më mirë, merri postet, puno për ëndrrat tuaja por mos u hidhëro nga idetë e reja, nëse je mirë, le të jesh. Me respekt dhe nder Mike SPATH Kosova e para.