Kongresisti republikan amerikan, Majkell Tarner, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me partnerët evropianë po punojnë për të gjetur një zgjidhje për çështjen e Kosovës. Qëllimi im i parë është njohja e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara. Ekziston një partneritet midis Gardës Kombëtare të Ohajos dhe Ushtrisë Serbe. Sigurisht, ka çështje të hapura në rajon. “Kam biseduar me presidentin për Bosnjën, Kosovën, në cilat çështje duhet të fokusohen SHBA-të dhe si mund të kontribuojmë ne. Tarner ka theksuar edhe punën e përbashkët të bashkësisë ndërkombëtare në gjetjen e një zgjidhjeje për Kosovën. Mendoj se gjëja më e rëndësishme është që bashkësia ndërkombëtare të punojë së bashku, si BE-ja dhe ShBA-ja, dhe të sigurohemi që partnerët tanë të gjejnë një zgjidhje së bashku, dhe kjo është ajo që Amerika do të vazhdojë të bëjë. Udhëtimi im këtu nuk ka të bëjë me Kosovën. Udhëtimi im ka të bëjë me rajonin”, ka thënë ai.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …