Michael Roth

Michael Roth: Para anëtarësimit të Serbisë në BE është i domosdoshëm normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth ka thënë se nëse Serbia dëshiron të anëtarësohet në BE, atëherë kjo do të thotë se duhet të deklarohet në përputhje me qëndrimet e politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian. Këtu nuk mund të ketë “pozicion neutral” ka thënë Roth për gazetën e Beogradit “Veçernje Novosti”, duke shtuar se është i domosdoshëm kompensimi i ngecjes në normalizimin e marrëdhënieve Beograd – Prishtinë.  Para anëtarësimit të Serbisë në BE, është i domosdoshëm normalizimi i marrëdhënieve të Serbisë e Kosovës me anë të një marrëveshjeje juridike detyruese, pasi ne nuk duam “të importojmë” konflikte bilaterale në BE”, ka theksuar Roth.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë mbahet mesha për Ditën e Pashkëve për besimtarët katolikë

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, duke filluar në ora 11.00 mbahet mesha …