Kryetari i degës së LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberi ka thënë se në Kuvendin e Qendrës ka pasur tendenca të njerëzve të padëshirueshëm që ta sulmonin anëtarin Fisnik Çitakun. Ai thotë se sulmi është tendencë e njerëzve të SHIK-ut brenda partisë me qëllim për ta dëmtuar LDK-në. Por akuza ka drejtuar edhe ndaj PDK-së e AKR-së duke thënë se janë parë zyrtarë kryesisht të PDK-së në dy kuvendet zgjedhore të dielën. Akuzat ndaj PDK-së i ka mohuar kryetar i degës në Mitrovicë Donjet Bislimi, i cili ka thënë se asnjë anëtar nuk ka qenë prezent dhe as që kanë qenë në dijeni në për takimet e LDK-së. Ndërkohë telashe LDK-ja pati edhe në kuvendin e Iliridës, ku edhe aty sipas Kamberit ka pasur prani të subjekteve të tjera dhe një pjesë e madhe e LDK-së e ka lëshuar takimin.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …