Vizat schengen

MIE: Nuk do të ketë shtyrje të liberalizimit të vizave për Kosovën

Ministria e Integrimeve Evropiane ka përgënjeshtruar lajmet se Parlamenti Evropian nuk do të marrë vendim për heqjen e regjimit të vizave për Kosovën deri në vjeshtë të këtij viti. Zyrtarë të kësaj Ministrie kanë thënë se raportime të tilla janë të pavërteta. “Parlamenti Evropian përkatësisht komisionet përgjegjëse parlamentare, ai për Çështje të Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme dhe Komisionit për Punë të Jashtme janë duke e shqyrtuar rekomandimin e Komisionit Evropian për të liberalizuar vizat për Kosovën”, ka deklaruar një përfaqësuese e Ministrisë së Integrimeve. Ajo ka shpjeguar se procesi është duke ecur sipas planifikimeve ligjore dhe kohore, duke përjashtuar mundësinë që të ketë ngurrime nga ana e Parlamentit Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …