Miftar Kurti

Miftar Kurti: KUR GANI MEHMETAJ E SULMON UÇK-NË ME GJUHËN E KAPLLAN RESULOVIQIT DHE ALI SHUKRIUT I

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës duhet të renditet si njëra ndër lëvizjet më të suksesshme guerile në historinë modern”-Tim Judah (reporter dhe analist britanik)

Publicisti, shkrimtari, dramaturgu dhe kineasti, Gani Mehmetaj, e thotë krejt të kundërtën. Përmes një shkrimi në fb, ai mohon çdo vlerë të UÇK-së. Prandaj, qysh në fillim të këtij shkrimi, mund të them se gjuha e përdorur nga ky “intelektual” më kujtoj gjuhën e Kapllan Resuloviqit. Gjuha e tij e dëshmon urrjetjen patologjike ndaj gjithë pjesëtarëve të UÇK-së, ndaj të gjallëve dhe të vdekurve. Duket se mllefi kundër gjithë pjesëtarëve të saj, fillesën e paska pikërisht te fakti pse UÇK e ka mundur Ushtrinë Jugosllave. Se është kështu po citoj pjesë nga postimi i tij.

Ai, në shkrimin e tij, pjesëtarët e UÇK-së i paska quajtur barinj. Madje “barinj të vegjël”. Barinj “që kurrë nuk e ngopën barkun me bukë”. Ata, sipas tij, “…erdhën nga margjinat e shoqërisë, të frustruar e të nëpërkëmbur, të keqtrajtuar nga prindërit e tyre, të përbuzur nga mjedisi e shoqëria”.

Për luftën e pjesëtarëve të UÇK-së shkruan se ata “…iknin kah sytë këmbët, e shkrepnin një pushkë aty, një pushkë këtu dhe ia mbathnin”; se ata “nuk e mbajtën asnjë katund gjatë luftës, se ushtria serbe ishte kafshatë që s’kapërdihej” për ta. Kurse njësitet e UÇK-së i paska quajtur “grupe guerile”, që iknin vazhdimisht.

Këto janë vetëm disa pjesë të shkëputura nga shkrimi i tij.

Gani Mehmetaj, ti si shkrimtar duhet ta dish se edhe barinjtë janë njerëz, por kur ata e rrokun pushkën e luftojnë për liri quhen dhe nderohen nga çdo popull si çlirimtarë, dëshmorë apo heronj. Ti i gëzohesh faktit se ata barinj (pjesëtarët e UÇK-së) “kurrë nuk e ngopën barkun me bukë”.  Kjo që thua ti është johumane, është djallëzore. Me këtë diskurs dhe me këtë propagandë, i paskeni bërë një shërbim të mirë pushtuesit. Këtë frazën e bukës, e kam dëgjuar për herë të parë në muajin korrik 1998, një muaj pasi isha inkuadruar në radhët e UÇK-së. Nuk ma kapte rradakja se pjellë e kujt mund të ishte kjo. Sipas këtij postimi del se ti paske qenë njëri prej atyre që paske hapur propagandë të ndyrë e antikombëtare kundër pjesëtarëve të UÇK-së, qysh nga ajo kohë. Shkrimi yt po e dëshmon. Asgjë nuk harrohet.

 Gani Mehmetaj, a e din ti se një pjesë e atyre që ti i paske quajtur barinj (me shumë përçmim) janë veteranë lufte, invalidë, dëshmorë dhe heronj të Kosovës? Ndoshta as ky fakt nuk të intereson, sepse të paska verbuar urrjetja ndaj UÇK-së e dashuria ndaj Ushtrisë Jugosllave. 

 Gani Mehmetaj, ti thua se pjesëtarët e UÇK-së “erdhën nga margjinat e shoqërisë, të frustruar e të nëpërkëmbur, të keqtrajtuar nga prindërit e tyre, të përbuzur nga mjedisi e shoqëria”.

Po, është e vërtetë se ata vinin nga margjinat e shoqërisë, sepse nuk i takonin shoqërisë serbe e as jugosllave. Tipat si ti u integruan shumë

mirë në shoqërinë jugosllave. Ata (pjesëtarët e UÇK-së) nuk vinin nga shkolla e Kumrovcit, nuk ishin burisist të Titos, nuk vinin as nga skenat e teatrot e Serbisë dhe Jugosllavisë. Ata nuk dolën nga zyrat e UDB-ës, BIA-s dhe shërbimeve tjera. Nuk ishin as bashkëpunëtorë të policisë dhe Ushtrisë Jugosllave. Ata ishin të nëpërkëmbur nga shteti policor e ushtarak jugosllav. Ata ishin të përbuzur edhe nga mjedisi e shoqëria, por nga mjedisi e shoqëria serbe dhe jugosllave. Dhe nga publicistët, shkrimtarët e kineastët si ti. Si shkrimtar, publicist e kineast i mjerë, shkon aq larg sa thua se pjesëtarët e UÇK-së, para se të inkuadroheshin në këtë organizatë, ishin “të keqtrajtuar nga prindërit e tyre”. Me këtë gjuhë flisnin dikur vetëm Ali Shukriu e Kapllan Resuloviqi.

 Se si “iknin” pjesëtarët e UÇK-së, se kush ishin ata “barinj” që ta luftuan e ta mundën Ushtrinë Jugosllave, që ti aq shumë qenke hidhëruar, se a mbajtën ndonjë katund “guerilët” (njësite e UÇK-së), atëherë ta them unë.

Nëse ke shkuar ndonjëherë në Prekazin e Adem e Hamzë Jasharit, sigurisht e ke parë me sytë e tu një mal me varre! Mal me varre heronjsht në zemrën e Kosovës. Atje luftuan dhe ranë për liri tre breza. Atje edhe varret luftojnë kundër pushtuesit. Mos u trishto. Ata e fituan luftën kundër Ushtrisë Jugosllave. Ata nuk ikën, nuk e lëshuan pragun e shtëpisë, nuk e lëshuan as lagjen, as fshatin, as Drenicën, as Kosovën dhe as armën për çlirimin e atdheut dhe kombit. E sheh, pra, Gani Mehmetaj se Ushtria Çlirimtare e Kosovës pati gra e burra, djem e vajza që asnjëherë nuk i lëshuan shtëpitë dhe katundet, as Kosovën? Nuk ishin ata që rriheshin nga prindërit. Përkundrazi. Përqafoheshin me gjithë shpirt. Mjafton të shikohet dokumentari “Ai është i gjallë” (kushtuar Adem Jasharit) të Milaim Zekës. Aty e sheh me sytë e tu se si përqafohen Hamza e Ademi me Nënën e Tyre Heroinë! Po ti nuk mund ta shikosh as atë dokumentar, sepse të ka verbuar urrjetja. 

 Ata pjesëtarë të UÇK-së, që ti i quan barinj, shumica ishin nga fshati. Ata ishin barinj, blegtorë, muratorë e minatorë; ishin gjimnazistë, studentë, arsimtarë, profesorë, inxhinierë, sekretarë e drejtorë shkollash. Kishte edhe poetë. Vetëm në brigadën ku unë kam shërbyer, sipas një shënimi që më ka rënë në dorë, pjesë e UÇK-së kanë qenë mbi 140 mësues, arsimtarë, profesorë, sekretarë e drejtorë shkollasha. Dhe rreth 600 studentë. Studentë të shkencave teknike, studentë të ekonomisë, juridikut, historisë, letërsisë dhe gjuhës shqipe, gjermane e angleze etj. Kishte edhe të tillë, të cilët, qysh në moshë të re, kishin shënuar rezultate kulminante në sport. Në radhët e UÇK-së kishte edhe ushtarak profesionist, të cilët sot janë Heronj të Kosovës. Ata nuk e lëshuan as Kosovën, as rajonin prej nga vinin, as fshatin ku shërbenin, as pozicionet ku luftonin. Ishte Ushtria Jugosllave ajo që u detyrua ta lëshojë Kosovën, sepse ajo humbi nga ata që ti me përbuzje i quan “barinj”. Bashkë me të paskan pësuar humbje edhe tipat si ti. Prandaj je kaq i trishtuar, prandaj ke kaq shumë urrjetje. Urrejtje patologjike.

 Se a i lëshuan fshatrat “barinjtë” e UÇK-së apo Ushtria Jugosllave dhe ju “portparollët” e tyre, po t’i japë disa shembuj.

 Shembulli i parë, i panjohur në historinë botërore, është Familja Jashari. Ajo i ndërroi rrjedhat e historisë, por jo duke ikur. Në Familjen Jashari luftuan i madh e i vogël në fshatin e vet, në Drenicën, në zemrën e Kosovës. Luftuan deri në sakrificën sublime. Falë asaj sakrifice, sot, në fshatin Prekaz, nuk i ke më forcat serbe, por heronjtë e atdheut, të gjallët dhe të pavdekshmit. Atje, në Mekën shqiptare. Atëherë, sipas teje, kush paska ikur: UÇK-ja dhe pjesëtarët e saj apo Ushtria Jugosllave dhe ju “potparollët” e saj?

 Shembull tjetër të një lufte heroike kemi edhe në rajonet tjera të Drenicës, Qyqavicës dhe Artakollit. Atje kanë luftuar  Brigada 142  dhe Njësia Speciale Zonës Operative të Shalës, por edhe brigadat e Drenicës. Mos përto lexoje sëpaku librin e Roland Bartetzko-s “Frymë lufte”. Aty mund të mësosh se si është luftuar 24 ditë pandërprerë kundër Ushtrisë Jugosllave. Nëse dëshiron të mësosh se si kanë luftuar dukagjinasit, mjafton ta shikosh një pikturë ku vëllai (Ramush Haradinaj) e bartë trupin e pajetë të vëllait të tij të rënë në betejë, por armën nuk e lëshon nga dora. As atdheun. Bëni mirë t’i lexoni edhe librat e Ramushit për luftën në Dukagjin, por jo vetëm. Për luftën e llapjanëve mos përto ta lexosh edhe doktorin e shkencave Skender Zhitia. Mund dhe duhet t’i lexosh edhe librat: “Ushtria Çlirimtare e Kosovës”-të Jammes Petifer dhe “Ushtria Çlirimtare e Kosovës: një rrëfim prej brenda” të Hennry Perritt. Shumë libra për UÇK-në ka shkruar edhe Prof. Emin Kabashi. Duhet t’i lexosh edhe ti, sepse ndoshta këndellesh pak.

  Se si kanë luftuar shaljanët, atëherë mund t’i them disa fjalë edhe unë. Nga 11 korriku deri më 15 shtator 1998, forcat ushtarake dhe policore nuk arritën të depërtojnë asnjë metër në fshatin Mazhiq (as në Shalë), ku u zhvillua luftë e përgjakshme. Nga 13 marsi deri më 30 prill 1999, mijëra forca ushtarake, policore dhe speciale të Serbisë dhe Jugosllavisë nuk arritën të përparojnë asnjë metër as në pozicione të tjera luftarake. E kam fjalën këtu për luftimet në vijën frontale Trepçali-Melenicë-Preten-Majdan. Vetëm më 26 prill 1999, në Betejën e Majdanit, ranë heroikisht gjashtë trima të UÇK-së. Aty ra heroikisht edhe komandanti i Njësisë Speciale,  Shemsi Ahmeti. Ai, si fëmijë mund të ketë qenë “bari”, por ai pasi e kishte përfunduar akademinë ushtarake u inkuadrua në radhët e UÇK-së. Ai ra heroikisht, i goditur me plumba në zemër nga Ushtria jote Jugosllave, në një distancë 2-3 metra. Bashkë me të u vra edhe Arsim Muzaqi, pjesëtar i Njësisë Speciale. Ishte vetëm 21 vjeçar. Një vit para se të inkuadrohej në radhët e UÇK-së, ai qe shpallur kampion i Kosovës në karate. U qëllua me plumba në lule të ballit, në të njëjtën distancë si komandanti Shemsi Ahmeti. Të njëjtën ditë e në të njëjtën betejë ranë heroikisht edhe Rrustem Hyseni, Ahmet e Xhemajl Haxha dhe Asllan Cimili, por edhe disa të tjerë u plagosën. Rrustem Hyseni ishte absolvent i Fakultetit të Filozofisë-Departamenti i Historisë, me notë mesatare 9.54. Për sukseset e treguara, ai pritej të bëhej njëri nga asistentët te profesorët e Universitetit të Prishtinës. Ai nuk arriti të bëhej asistent, as profesor. Ai u bë histori. Një ditë më herët, në atë betejë, u plagos për vdekje edhe studenti i Ekonomisë, Faruk Beqiri, i cili pas pak ditësh ndërroi jetë shkaku i plagëve të rënda.

 Gani Mehmetaj, këta ishin vetëm disa nga “barinjtë” e UÇK-së, që bënë histori. Kësaj historie nuk mund t’i kundërvihesh me propagandën djallëzore. Ka edhe të tjerë. Ke durim. Lexo.

Gani Mehmetaj, më 2 maj 1999, gjimnazisti 17-vjeçar, pjesëtar i Njësisë Speciale, Bajram Musa, që sot është Heroi i Kosovës, luftoi deri në vdekje, me një njësi ushtarake të Ushtrisë  Jugosllave. Sado që ishte i ri në moshë, ende pa e përfunduar medresenë, i priti plumbat e armikut me gjoksin e ballin shkëmbë edhe heroi Nysret Musa. Ai ra për t’i mbrojtur shokët e plagosur dhe atdheun e tij, më 2 maj 1999. Kështu luftonin ushtarët e bashkëluftëtarët e Adem Jasharit, Fehmi e Xhevë Lladrovcit, Fatime Hetemit, Luan e Shkelzen Haradinajt, Zahir Pajazitit e Mehë Ukës, Mujë Krasniqit e Beqir Gashit, Xhevat Jusufit e Shemsi Ahmetit, Agim Ramadanit e Adnan Shyti.

Gani Mehmetaj, shtëpinë, lagjen, fshatin, qytetin e as Kosovën nuk e lëshoi as arsimtari, i burgosuri politik e poeti, Mustafë Shyti; nuk e lëshuan as drejtorët shkollave Xhevat Jusufi e Abedin Ferizi, as profesori universitar Latif Berisha. Shtëpinë, lagjen, fshatin dhe Kosovën nuk e lëshoi as heroi i betejve, Gazmend Baliu. Ai, para se të inkuadrohej në radhët e UÇK-së, qe shpallur kampion i Kosovës në boks. Pra, Gani Mehmetaj, mos harro se në radhët e UÇK-së, kishte edhe kampion Kosove (Arsim Muzaqi në karate, kurse Gazmend Baliu në boks). Kishte edhe poet. Njëri prej tyre ishte Mustafë Shyti. Ai nuk e lëshoi fshatin e as atdheun. Ai ra siç bien burrat e kombit, kurse ti, goxha shkrimtar, madje edhe kineast, edhe të tillët i quan “barinj”. Një diksurs dhe propagandë e tillë i çoi në Hagë disa nga prijësit e luftës dhe bashkëluftëtarët e Adem Jasharit. Historia nuk harron. Të gjithë këta i paska quajtur “barinj”. Edhe pse urrejtja të paska verbuar, këto janë fakte historike. Ashtu siç është fakt i pamohuar historik se UÇK-ja e fitoi luftën kundër Ushtrisë Jugosllave, kundër Serbisë e Jugosllavisë së Millosheviqit, por edhe gjithë juve jugonostalgjikëve, që disa jeni bërë edhe publicistë, shkrimtarë e kineast pikërisht në saje të propagandës kundër çlirimtarëve.

Gani Mehmetaj, ti qenke mësuar të shpërblehesh edhe me çmime “prestigjioze”. Atëherë, me gjithë këtë urrejtje që paske kundër UÇK-së, meqë je edhe shkrimtar e kineast, shfrytëzoje rastin e përgatite një skenar filmi, bëje një film me temë si kjo kundër “barinjve” dhe “guerilës” së UÇK-së. Sigurisht që do të marrësh ftesa dhe do të shpërblehesh mirë. Ndoshta e fiton edhe çmimin “Oscar”.

Gani Mehmetaj, nëse UÇK-ja nuk ishte armata më e madhe në Ballkan dhe Evropë, atëherë ajo ishte “guerilja më e suksesshme në historinë moderne” (Tim Judah).

Gani Mehmetaj, ti shkon aq larg sa guxon të deklarosht publikisht se pjesëtarët e UÇK-së qenkan bërë “makth kombëtar për shqiptarët”. Jo! Pjesëtarët e UÇK-së nuk janë bërë makth kombëtar për shqiptarët, por janë bërë makth për bursistët e Titos, për të shkolluarit në shkollën e Kumrovcit, për jugonostalgjikët që kanë humbur çdo shpresë për ta kthyer Serbinë në Kosovë, bashkë me të edhe privilegjet që mund t’i kenë gëzuar. Ka ikur ajo kohë. Kaaa ikur!

Prandaj, Gani Mehmetaj, sa më shpejtë ta pranoni se UÇK është vlerë, atëherë më lehtë do ta keni të liroheni nga urrejtja që keni për të. Dhe nga ai makth që të paska mbërthyer dhe verbuar.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës duhet të renditet si njëra ndër lëvizjet më të suksesshme guerile në historinë modern”-Tim Judah (reporter dhe analist britanik)

Gani Mehmetaj, e thotë krejt të kundërtën. Përmes një shkrimi në fb, ai mohon çdo vlerë të UÇK-së. Prandaj, qysh në fillim të këtij shkrimi, mund të them se gjuha e përdorur nga ky “intelektual” më kujtoj gjuhën e Kapllan Resuloviqit. Gjuha e tij e dëshmon urrjetjen patologjike ndaj gjithë pjesëtarëve të UÇK-së, ndaj të gjallëve dhe të vdekurve. Duket se mllefi kundër gjithë pjesëtarëve të saj, fillesën e paska pikërisht te fakti pse UÇK e ka mundur Ushtrinë Jugosllave. Se është kështu po citoj pjesë nga postimi i tij.

Ai, në shkrimin e tij, pjesëtarët e UÇK-së i paska quajtur barinj. Madje “barinj të vegjël”. Barinj “që kurrë nuk e ngopën barkun me bukë”. Ata, sipas tij, “…erdhën nga margjinat e shoqërisë, të frustruar e të nëpërkëmbur, të keqtrajtuar nga prindërit e tyre, të përbuzur nga mjedisi e shoqëria”.

Për luftën e pjesëtarëve të UÇK-së shkruan se ata “…iknin kah sytë këmbët, e shkrepnin një pushkë aty, një pushkë këtu dhe ia mbathnin”; se ata “nuk e mbajtën asnjë katund gjatë luftës, se ushtria serbe ishte kafshatë që s’kapërdihej” për ta. Kurse njësitet e UÇK-së i paska quajtur “grupe guerile”, që iknin vazhdimisht.

Këto janë vetëm disa pjesë të shkëputura nga shkrimi i tij.

Gani Mehmetaj, ti si shkrimtar duhet ta dish se edhe barinjtë janë njerëz, por kur ata e rrokun pushkën e luftojnë për liri quhen dhe nderohen nga çdo popull si çlirimtarë, dëshmorë apo heronj. Ti i gëzohesh faktit se ata barinj (pjesëtarët e UÇK-së) “kurrë nuk e ngopën barkun me bukë”.  Kjo që thua ti është johumane, është djallëzore. Me këtë diskurs dhe me këtë profagandë, i paskeni bërë një shërbim të mirë pushtuesit. Këtë frazën e bukës, e kam dëgjuar për herë të parë në muajin korrik 1998, një muaj pasi isha inkuadruar në radhët e UÇK-së. Nuk ma kapte rradakja se pjellë e kujt mund të ishte kjo. Sipas këtij postimi del se ti paske qenë njëri prej atyre që paske hapur propagandë të ndyrë e antikombëtare kundër pjesëtarëve të UÇK-së, qysh nga ajo kohë. Shkrimi yt po e dëshmon. Asgjë nuk harrohet.

 Gani Mehmetaj, a e din ti se një pjesë e atyre që ti i paske quajtur barinj (me shumë përçmim) janë veteranë lufte, invalidë, dëshmorë dhe heronj të Kosovës? Ndoshta as ky fakt nuk të intereson, sepse të paska verbuar urrjetja ndaj UÇK-së e dashuria ndaj Ushtrisë Jugosllave. 

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Riorganizimi në disa nivele po i lë anash meritorët (E hënë 23 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Riorganizimi në disa nivele po i lë anash meritorët (E hënë 23 nëntor, 1998)

Naim Imeri sot herët është larguar në rrugëtimin e tij të përhershëm nëpër Blinajë. Elezi …