Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, kryeministri Albin Kurti akuzoi opozitën për “bllokimin” e Fondit Sovran prej një viti.
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) reagoi, duke e quajtur deklaratën e Kurtit një shembull të lajmeve të rreme për të mashtruar publikun. Ai theksoi se jo vetëm Gjykata Kushtetuese ka shpallur kundërkushtetues disa ligje, por edhe Komisioni i Venecias ka lëshuar opinione që këto ligje cenojnë parimet e drejtësisë dhe kufizojnë liritë njerëzore.
“Ky është rasti tipik kur qeveria ne krye me Kryeministrin Kurti plasojnë lajme te rreme dhe mashtrojnë opinionin publik. Nuk është vetëm Gjykata Kushtetuese qe i ka shpall kundër kushtetuese Ligjin për Byronë dhe Ligjin për KPK. Është edhe Komisioni i Venecias qe i ka trajtu jo një here, jo dy here po disa here ligjet për Byronë dhe KPK. Komisioni i Venecias për dy ligjet disa here ka lëshuar opinione ligjore qe këto ligje i cenojnë parimet e drejtësisë, kufizojnë drejtat dhe liritë e njeriut”, shkroi Miftaraj në llogarinë e tij në Facebook.