Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka deklaruar se sa më shumë që Lëvizja Vetëvendosje ndien panik për humbjen e pushtetit, aq më shumë shtohen sulmet e orkestruara ndaj mediave dhe kritikëve të saj. Ai theksoi se për aq kohë sa ka interesa, do të ketë edhe “shërbëtorë të devotshëm”, duke nënkuptuar individët që mbrojnë pushtetin në mënyrë të verbër. Sa më shumë në panik për humbjen e pushtetit dhe privilegjeve, aq më shumë sulme ndaj medias dhe secilit që guxon të shprehë një mendim kritik ose të ekspozojë korrupsionin. Sa më të padijshëm shërbëtorët, aq më shumë gabojnë dhe shpërfaqen,” ka thënë Miftaraj. Ai ka theksuar rëndësinë e promovimit të lirisë së shprehjes dhe ka paralajmëruar se ata që e keqpërdorin atë për të ofenduar apo shpifur, do të përballen me përgjegjësi civile dhe penale. “Kur partia të kërkon të jesh më i ashpër dhe fillon me kërcënime ose ngacmime, atëherë përballesh penalisht. Në fund, partia vazhdon pa pengesa, ndërsa shërbëtori i vuan pasojat,” ka përfunduar Miftaraj.
