Migjen Kelmendi, fyesi dhe përbuzësi i gjuhës letrare shqipe, përbuzësi i veprimtarëve të Lëvizjes Kombëtare dhe UÇK-së, iu ka bashkuar, Kadri Veselit në Partinë e tij. Madje Kadriu e ka quajtur “ikonë”, Migjenin, i cili në vitet 90-të bashkëpunonte me produksionet e Beogradit, ku i përgatiste programet për Vitin e Ri dhe i shpërndante në Kosovë, në kohën kur regjimi i Milosheviqit kishte ndaluar mësimin në shkolla, kishte mbyllur fakultetet dhe ndiqte e dënonte çdo aktivitet kulturor kombëtar. Në kohën e regjimit të Milosheviqit, kanë mbijetuar si krijues e publicistë, Veton Surroi, Migjen Kelmendi, Shkëlzen Maliqi, Halil Matoshi, Agim Sopi, Gani Mehmetaj, Esad Dujaka, Baton Haxhiu e jo pak të tjerë. Të tillët sot i kanë dyert e hapura kudo në partitë që thirren për mbrojtjen e vlerave të luftës, të cilët identifikohen me çlirimtarët sidomos në kohë fushatash zgjedhore.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …