Luftëtari i lirisë dhe nënkryetar i OVL të UÇK-së Migjen Shala ka ftuar deputetët e Kuvendit të Kosovës që të zhbëjnë Gjykatën Speciale. Të akuzuarit eventualë nga Gjykata Speciale me seli në Hagë i ka ftuar që të mos i përgjigjen asaj. “I bëjmë thirrje gjithë të akuzuarve që të mos bashkëpunojë me Gjykatën Speciale”, ka thënë Shala. “Ne mbesim kundër kësaj Gjykate Speciale. Jemi për themelimin e Gjykatës Speciale nga institucionet vendore”, ka thënë ai. Shala ka treguar se nga Shoqatat janë mbledhur më shumë se 15 mijë e 800 nënshkrime. E kemi proceduar në sekretari të Kuvendit dhe presim që të ketë përgjigjen adekuate nga deputetët pas festave të fundvitit. Ne mendojmë se kanë bërë gabim ata që e kanë votuar, dhe presim që ta përmirësojnë atë gabim. Nuk mund t’ia lëmë historisë e gjeneratave të reja këtë gabim”, ka thënë Shala. Kososva mund të destabilizohet nëse Gjykata Speciale nuk zhbëhet prej deputetëve në Kuvend, ka nënvizuar Migjen Shala.