Me rastin e ndërrimit zyrtar të komandës së KFOR-it, gjenerali italian, Luigi Miglietta në një konferencë me gazetarë, ka vlerësuar sigurinë në vend duke thënë se në Kosovë situata është e qetë, por e brishtë. Ai ka dënuar zhvillimet e djeshme në Mushtisht, ku dhe ka deklaruar se ngjarjet e tilla nuk e qojnë Kosovën askund, përveç se, sipas tij, po u krijuaka një njollë të zezë mbi vendin. Ai ka dënuar edhe sulmet e fundit ndaj Kuvendit të Kosovës, dhe RTK-së, si dhe sulmin e fundit ndaj shtëpisë së drejtorit të televizionit publik, Mentor Shala. Duke folur për protestën e një shtatorit e cila pritet të mbahet për të kundërshtuar ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi, Miglietta tha KFOR-i është reaguesi i tretë pas Policisë së Kosovës dhe asaj të EULEX-it. Andaj, sipas tij, KFOR-i është i gatshëm të reagojë nëse është e nevojshme.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …