Miguel Berger - Kurtit: Duhet përparim në dialogun Kosovë-Serbi dhe bashkëpunim rajonal

Miguel Berger – Kurtit: Duhet përparim në dialogun Kosovë-Serbi dhe bashkëpunim rajonal

Kryeministri, Albin Kurti, dje më 28 korrik, ka pritur në takim Sekretarin e shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Miguel Berger. Menjëherë pas këtij takimi, diskutimet midis kryeministrit Albin Kurti dhe Sekretarit të shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë u bënë të ditura vetëm përmes një komunikate për media dërguar nga Zyra për Komunikim me Publikun nga Qeveria. Sipas komunikatës së dërguar dje për media, thuhet se rëndësia e bashkëpunimit dhe rritja e investimeve gjermane në Kosovë, ishte temë diskutimi, me theks të veçantë te mërgata e fuqishme në Gjermani. Mirëpo, vetë Miguel Berger, përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, ka bërë të qartë se çka u bisedua në takim me Kurtin, duke e bërë të ditur me një fjali të qartë se “Duhet përparim në dialogun Kosovë-Serbi dhe bashkëpunim rajonal!

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …