Mihael Martess, gazetari i së përditshmes gjermane, Frankfurter Allgemaine Caitung, i cili kohë më parë ka realizuar një intervistë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, ka reaguar përsëri lidhur me intervistën. Ai ka deklaruar se kishte mbetur i habitur kur Albin Kurti ka pranuar publikisht se ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka informacione më shumë sesa ai vetë dhe Qeveria e tij për situatën në veri të Kosovës. Politikanët zakonisht preferojnë të gënjejnë sesa të thonë sinqerisht se dinë ose nuk dinë diçka, ka saktësuar z Miahel Martess. Unë personalisht u habita që z. Kurti pranoi se ai dinte më pak për një zhvillim të caktuar në vendin e tij sesa ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës pasi politikanët zakonisht preferojnë të gënjejnë, sesa të thonë sinqerisht se dinë, ose nuk dinë diçka”, ka saktësuar Martens.
Kontrolloni gjithashtu
LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese
Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …