Michael Rott thotë se ndryshimi i kufirit mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të zgjidhë asnjë problem

Mihael Roth: Kryetari i Serbisë është një dorë e zgjatur e Kremlinit dhe e Pekinit, në Evropë

Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme në Bundestagun gjerman, Mihael Roth, ka reaguar ashpër kundër kryetarit serb Aleksandër Vuçiç dhe lidhjeve të tij të veçanta me Kinën dhe qasjen ndaj Tajvanit. Në një intervistë për mediat kineze Vuçiç thotë se, Tajvani është Kina, varet nga ju çfarë dhe kur do te bëni me te. Në një reagim për deklaratën e Vuçiç se Tajvani është Kina, Michael Roth tha se Presidenti i Serbisë është një zgjatje e Kremlinit dhe e Pekinit në Evropë. Vuçiq në mënyrë cinike hidhet në krahët e regjimit kinez dhe i jep atij një kalim të lirë për një zgjidhje ushtarake të çështjes së Tajvanit. Vuçiç është zgjatje e Kremlinit dhe e Pekinit në Evropë”, ka shkruar, kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme në Bundestagun gjerman, Mihael Roth.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës

Pas dështimit të një pas njëshëm, nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit …