Gazetari i të përditshmes gjermane, “Frankfurter Allgemeine Zeitung” ( FAZ), Mihail Martens ka shkruar se gjatë një interviste me kryeministrin, Albin Kurti, ky i ka thënë se ishte pajtuar për ta arritur një kompromis për krizën e targave pas njoftimve që ka marr për situatën në pjesën veriore të Kosovës nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Xhefri Hovenier. “Kurti tha se ishte dakord për një kompromis në ‘krizën e targave’, pasi ishte paralajmëruar nga ambasadori amerikan në Prishtinë se situata në veri të Kosovës ‘mund të përkeqësohet rëndë dhe në mënyrë të pakthyeshme. Ambasadori amerikan kishte më shumë informacion se unë’ për situatën në veri, theksoi z. Kurti, duke përmendur ‘shqetësimet e sigurisë’, pa hyrë në detaje”, ka shkruar mes tjerash Mihail Martens, gazetar i “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, duke treguar për intervistën e zhvilluar ditë më pare me kryeministrin, Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …