Përkundër mesazhit të kryetarit Obama dhe Hillary Clintoni-t që kërkuan t’i jepet miliarderit shansi për të drejtuar vendin, me mijëra vetë demonstruan në rrugët e disa qyteteve amerikane për të treguar se nuk e pranojnë këtë rezultat. “Ai nuk është presidenti im”, thërriste turma që bllokoi hyrjen e Kullës Trump në Chicago; “Nuk duam SHBA fashiste! Flamuj amerikane u dogjën gjatë protestave në Portland të Oregonit ku njerëzit mbyllën përkohësisht edhe një rrugë ndërshtetërore. Demonstrata pati edhe ne Philadelphia e San Francisco. Ndërkohë, presidenti Obama përgatitet të takojë pasardhësin e tij Donald Trump në zyrën ovale për bisedime që synojnë një kalim sa më të butë të pushtetit. Trump, që do të jetë presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara pas fitores surprize mbi Hillary Clinton-in, është përshkruar gjatë fushatës nga Obama si i “papërshtatshëm” për të qeverisur vendin.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …