Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Kosovë ka përkujtuar se ndonëse kanë kaluar 22 vite nga përfundimi i luftës në Kosovë, mijëra familjar që 22 vite në pritje të zbardhjes së fatit të më të dashurve të tyre. Shefi i misionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Kosovë, Agim Gashi ka thënë se sipas së drejtës ndërkombëtare humanitare, familjarët kanë të drejtë të dinë se çfarë u ka ndodhur të dashurve të tyre. Si gjithmonë, KNKK-ja është e gatshme t’i mbështesë autoritetet në përmbushjen e përgjegjësive të tyre në këtë aspekt dhe i nxit ato që çështjen krejtësisht humanitare të personave të zhdukur ta vënë në plan të parë.Në anën tjetër, është momenti i fundit që njerëzit që mund të kenë informata që mund të shpijnë në zbardhjen e cilitdo rast të ndonjë personi të zhdukur të paraqiten dhe që të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë të përpiqen t’i nxjerrin familjarët nga ky terr që po i rrethon, thuhet në komunikatën e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Kosovë. Në vendin tonë ende nuk dihet asgjë për trupat e 1 mijë e 643 personave të rrëmbyer gjatë luftës.
Kontrolloni gjithashtu
Gjeneral, Bashkim Jashari, takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë, Gjeneral Carignan
Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, …