Mijëra kumanovarë kërkuan dënimin e vrasësit të Almirit 4-vjeçar

Mijëra kumanovarë kërkuan dënimin e vrasësit të Almirit 4-vjeçar

Mijëra qytetarë protestuan sot në Kumanovë për të shprehur revoltën për vrasjen e qëllimshme të vogëlushit 4-vjeçar, Almir Aliu. Me moton ‘Për Drejtësi’, protestuesit kërkuan dënim maksimal për maqedonasin, Boban Iliç i cili me paramendim goditi me makinën e tij familjen Aliu, goditje që ishte fatale për vogëlushin 4-vjeçar. Organizatorët e protestës thanë se kushdo që kryen akte të tilla çnjerëzore duhet të dënohet në përputhje me Kushtetutën dhe Kodin Penal të Republikës së Maqedonisë. Në protestë u tha se kur cenohet jeta dhe integriteti i fëmijëve, atëherë cenohet ekzistenca e krejt shoqërisë. Marshi protestues nisi nga Gjimnazi ‘Sami Frashëri’ për të vazhduar më pas drejt rrugës kryesore në Kumanovë ku ndodhen stacioni policor, Gjykata dhe ndërtesa e Komunës. Përndryshe, mijëra njerëz nga të gjitha trevat etnike kanë vizituar dhe ngushëlluar familjen Aliu nga Kumanova.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …