Mijëra militantë të Vetëvendosjes sot në sheshet e kryeqytetit të Kosovës kanë brohoritur “Zgjedhje po, hajna jo”, “Duam zgjedhje”, “Albin Kurti”, “Vetëvendosje” dhe “Albin, ti ku je, krejt Kosovën në shesh e ke”. Ky tubim që është quajtur “test protesta numër 2” është thirrur nga Vetëvendosje. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka ndezur turmën me paraqitjen nga ballkoni i ndërtesës së Qeverisë. Ai i ka përshëndetur protestuesit e mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Protestuesit kanë thirrur vazhdimisht emrin e tij, teksa ai i ka përshëndetur me dorë. Menjëherë pas kësaj, test protesta e organizuar nga VV-ja është shpallur e përfunduar. Gjatë protestës janë thyer të gjitha rregullat që i ka shpallur vetë Qeveria, e cila në mënyrë selektive, për interesat e mbetjes kundërligjshëm në pushtet, ka lejuar të shkelen rregullat e pandemisë, por dënon dhe ndëshkon grupet e qytetarëve pjesëmarrës në varrime, apo apo në raste të tjera.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, kërkon që të gjithë të korruptuarit pa dallim të futen në burg
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka publikuar një video ku shfaqet votimi i deputetëve të …