Në Shkup u mbajt marsh për paqe në Gaza, ku morën pjesë qindra qytetarë nga nacionalitete të ndryshme të Maqedonisë

Mijëra njerëz në disa qytete evropiane kanë protestuar kundër sulmeve barbare të Izraelit, në Rripin e Gazës

Mijëra njerëz në disa qytete evropianë kanë protestuar kundër sulmeve të pamëshirshme vdekjeprurëse të Izraelit në Rripin e Gazës, raporton Anadolu. Në kryeqytetin austriak Vjenë, mijëra njerëz u mblodhën në Sheshin Kulturor, duke mbajtur flamuj palestinezë dhe pankarta me slogane “Jo gjenocidit”, “Izraeli është një terrorist” dhe “Gaza e lirë”. Mbështetësit e Palestinës, që marshonin në rrugë, u paralajmëruan se sloganet si “Intifada” dhe “Palestina e lirë nga lumi në det” nuk duhet të thirren ose përndryshe tubimi nuk do të lejohej të vazhdonte. Në Barcelonë të Spanjës u mbajt një demonstratë duke simbolizuar viktimat e luftës në Gaza duke u shtrirë masivisht përgjatë bulevardit. Rreth 10 mijë njerëz, sipas organizatorëve, demonstruan në qendër të qytetit në mbështetje të Palestinës dhe kundër Izraelit. Duke shpalosur një flamur të madh palestinez horizontalisht, ata brohorisnin “Nga lumi në det, Palestina do të jetë e lirë”. Pankarta kryesore mbante mbishkrimin: “Ndal gjenocidit në Palestinë. Jo më tregti armësh me Izraelin”.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …