Mijëra palestinezë janë larguar nga veriu i Rripit të Gazës, për shkak të frikës nga sulmi i pritshëm tokësor izraelit. Ndërkohë, Izraeli ka vazhduar me sulmet ajrore në atë zonë dhe tha se do të mbante dy rrugë të hapura për të lejuar njerëzit t’i shpëtonin rrezikut. Zëri i Amerikës njofton se Izraeli është zotuar ta asgjësojë grupin militant Hamas që kontrollon Gazën në shenjë hakmarrjeje ndaj sulmit të pashembullt që ndërmori ky grup para një jave, duke vrarë civilë dhe duke marrë një numër të madh pengjesh. Rreth 1,300 vetë u vranë në sulmin më të rëndë ndaj civilëve në historinë e Izraelit. Që pas atij sulmi forcat izraelite e kanë vënë Rripin e Gazës që kontrollohet nga Hamasi dhe ku banojnë 2.3 milionë palestinezë, nën një rrethim total dhe e kanë bombarduar atë me sulme ajrore të përmasave të pashembullta. Autoritetet e Gazës thonë se më shumë se 2,200 vetë janë vrarë, një e katërta e tyre prej të cilëve fëmijë dhe rreth 10 mijë janë plagosur, njofton mes tjerash, Zëri i Amerikës.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …