Mijëra qytetarë i kanë dhënë lamtumirën e fundit Muhamet Lladrovcit, babait të heroit të kombit, Fehmi Lladrovci

Mijëra qytetarë i kanë dhënë lamtumirën e fundit Muhamet Lladrovcit, babait të heroit të kombit, Fehmi Lladrovci

Mijëra qytetarë janë mbledhur sot në fshatin Gllanasellë të Drenasit për t’i dhënë lamtumirën e fundit Muhamet Lladrovcit, babait të heroit të kombit Fehmi Lladrovci. Muhamet Lladrovci, i njohur edhe si Baca Tush, ka ndërruar jetë mbrëmë pas një sëmundjeje të rëndë. Ai është varrosur me ceremoni ushtarake nga trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës ndërsa në varrimin e tij kanë marrë pjesë figura të larta politike jo vetëm ë Kosovës por edhe të Shqipërisë dhe Maqedonisë. Në varrim ka marr pjesë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, kryetari i Bashkimit Demokratik, Ali Ahmeti si dhe bashkëluftëtarë të Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit, familjarë të dëshmorëve si dhe veprimtarë të çështjes kombëtare. Gjatë ceremonisë së varrimit një fjalë rasti ka mbajtur ish-kryetari i Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe bashkëveprimtar i Fehmiut dhe Xhevës, Bedri Islami, i cili tha se Muhamet Lladrovci ishte njeri i shquar për atdhedashuri, i cili tërë jetën e tij ia dedikoi Kosovës dhe lirisë së saj.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …