Mijëra qytetarë liridashës të Kumanovës marshuan në shenjë solidarizimi për vdekjen e e Astrit Deharit, familja e të cilit është nga fshati Sllupçan i Kumanovës. Marshi filloi para Gjimnazit “Sami Frashëri” ndërkaq përfundoi në sheshin e qytetit të Kumanovës. Pas përfundimit të këtij organizimi, gazetari Xhenis Sulejmani tha se, me anë të këtij marshi, shprehin ngushëllime dhe solidarizim me familjen Dehari. “Jeta nuk matet me vitet që i numëruam në këtë jetë, por me veprat që krijuam për tua bërë jetën më të mirë të tjerëve. Trimat zakonisht numërojnë pak vite, por numërojnë shumë vepra. Vepra që lënë gjurmë në këtë botë sa për të kujtuar trimin, aq edhe për ti ndjekur ne që frymojmë’ , u shpreh ai. “Kumanova sot qan për ty Astrit, sepse siç thoshe Hasan Prishtina ‘Mëmëdheu qan për trima, e jo për qyqarë e tradhtarë’”, tha iniciuesi i këtij marshi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …