Mijëra njerëz protestuan për natën e tretë në Shkup kundër propozimit francez për heqjen e vetos bullgare për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian. Një pjesë e protestuesve të udhëhequr nga partia, Të Majtët, e Dimitar Apacievit shtyen rrethojën e vendosur para Qeverisë. Ata hodhën letra tualeti, shishe plastike, topa uji dhe vezë në ndërtesën e Qeverisë. Protestuesit besojnë se propozimi francez bën “bullgarizimin” e Maqedonisë së Veriut dhe nuk e njeh gjuhën e as historinë maqedonase. Ata po ashtu kërkojnë që Qeveria ta refuzojë këtë propozim. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, tha se propozimi francez është “bazë e fortë për ndërtimin e një qëndrimi prej burrështetasi për mundësi të hapjes së shtetit tonë.
Kontrolloni gjithashtu
Afrim Kasolli: VV po blen kohë, mungon konsensusi për kryetarin e Kuvendit
Analisti politik Afrim Kasolli ka vlerësuar se situata aktuale në Kosovë është futur në një …