Mijëra qytetarë nga mbarë vendi e nga trevat shqiptare kanë marrë pjesë në manifestim

Edhe pse ditë dimri me dëborë dhe ditë pushimi,  mijëra qytetarë  liridashës nga mbarë vendi janë tubuar në sheshin “Zahir Pajazit”, në Prishtinë, ku kanë marrë pjesë në  manifestimin paqësor të organizuar dhe të mbajtur nga partitë Opozitës. Dhjetëra mijëra qytetarë nga të gjitha komunat e Kosovës kanë arritur në Prishtinë ku kanë sjellë qytetarët, të cilët kanë shprehur vullnet dhe obligim qytetarë për të marrë pjesë në këtë manifestim, të organizuar nga partitë opozitare kundër marrëveshjeve që ka nënshkruar Qeveria e Kosovës me Serbinë, në dëm të vendit tonë . Përreth sheshit kryesor të Prishtinës ishin shtuar forcat e Policisë, të cilat kanë qenë  në gjendje gatishmërie në rast nevoje për intervenim.Forcat e Policisë janë shtuar dukshëm minutave të fundit,  Nuk dihet nëse kanë marrë urdhër për ta arrestuar Albin Kurtin, i cili ju është bashkuar protestuesve.

Deputeti i Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur  para masës së tubuar në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë. Kurti ka thënë se nuk do të pranojnë marrëveshjet e arritura në Bruksel, atë të asociacionit dhe demarkacionit me Malin e Zi. Bashkimi Kombëtarë nuk cenon integritetin evropian, ka nënvizuar Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, do të  japë dorëheqje pas dështimit të bisedimeve për të formuar një koalicion qeveritar

Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, ka thënë se do të japë dorëheqje në ditët në …