Mijëra qytetarët në rrugët e Beogradit, kanë protestuar kundër dhunës politike, në Serbi

Mijëra qytetarët në rrugët e Beogradit, kanë protestuar kundër dhunës politike, në Serbi

Mijëra protestues mbushën mbrëmjen e së shtunës rrugët e Beogradit, në një manifestim kundër dhunës politike në Serbi. Protestuesit bënë thirrje kundër qeverisë dhe presidentit të vendit, ndërsa autoritetet nxorën në rrugë mjete të blinduara, e madje edhe tanke. “Unë vendosa të dal në këtë protestë për të mbështetur popullin tonë dhe vendin tonë, sepse ne po shkojmë keq e më keq, kjo është e sigurtë”, tha Perisa Andjeliç. “Ne nuk jemi të kënaqur me lojërat e qeverisë sonë mbi Kosovën, lojërat me Bosnjen po ashtu. Njerëzit duhet ta dinë se çfarë ndodh”, tha Dusan Miliçeviç. Protestuesit mbanin në duar pankarta kundër qeverisë, ndërsa motoja e marshimit ishte “Jo më këmisha të përgjakura”. Protesta u mbajt pasi kryetari i Partisë së Majtë Serbe, Borko Stefanoviç u përgjak në një sulm në fund të nëntorit. Opozita u bëri thirrje qytetarëve për protestë, lidhur me mungesën e demokracisë në Serbi dhe shtypjen e zërave disidentë brenda dhe jashtë Parlamentit.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …