Anëtari i Komitetit për Politikë të Jashtme në Kongresin amerikan, Mike Lawler, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk do të ndërhyjnë në formimin e Qeverisë së re të Kosovës, duke theksuar se çdo komb ka të drejtën të zgjedhë liderët e tij. Në një intervistë për emisionin “Interaktiv Talks”, Lawler theksoi se SHBA-ja do të bashkëpunojë me çdo qeveri që populli i Kosovës zgjedh, ndërsa e cilësoi vendin si një aleat të rëndësishëm për sigurinë kombëtare të Amerikës. Lawler ka thënë se “ambasadori Grenell do të ketë zë në këtë proces, por që aty janë edhe Sekretari i Shtetit, Marco Rubio dhe këshilltari për siguri kombëtare, Mike Waltz”.
