Lidhur me rrezikun e shpërthimit të një vale të dytë, të virusit korona ka folur mikrobiologu Lul Raka. Ai mendon se përhapja e virusit varet shumë nga sjellja e qytetarëve. Edhe një herë ai ka bërë thirrje për zbatim të masave kundër koronavirusit duke shtuara se Kosova mund të përfshihet nga vala e dytë e infektimeve. Raka ka thënë se është normale që rritja e qarkullimit të njerëzve bart në vete rrezikun e përhapjes prandaj kjo e shton domosdonë e zbatimit të masave parandaluese për të gjithë, pa marrë parasysh a kanë ardhur prej mërgimit apo ne që jemi në Kosovë, masat parandaluese duhet të zbatohen nga të gjithë, porositë mikrobiologu, Lul Raka.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …