Një incident i pazakontë ka ndodhur gjatë një konference për shtyp, por që ka ndriçuar më tej marrëdhëniet e tensionuara brenda udhëheqësisë së Kosovës. Gjatë konferencës, ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ka adresuar kritika të ashpra ndaj qeverisë së kryeministrit Albin Kurti, ndërsa, Vjosa Osmani qëndroi në heshtje, por me një qëndrim që dukej qartë se miratonte komentet e ambasadorit. Pas përfundimit të konferencës, kur mikrofonat ende incizonin, Hovenier ishte kthyer drejt, Vjosa Osmanit dhe kishte thënë: “Nuk deshta t’ i thoja, këto duke lënë të kuptohet se ishte i vetëdijshëm për përmbajtjen e ashpër të fjalëve të tij, por gjithashtu i vendosur për t’i thënë ato. Në përgjigje, Zonja Osmani lëshoi një ofshamë që interpretohej si një shprehje e dorëzimit ndaj situatës, duke treguar edhe frustrimet e saj personale ndaj situatës së krijuar. Ky takim në një kohë kur distancimi i saj nga Kurti po bëhet gjithnjë e më i dukshëm, por ndodh në mënyrë tinëzare dhe taktike. Vjosa Osmani, e cila shpesh është akuzuar për bashkëpunim të ngushtë me Amerikën, edhe më tej po bën përpjekje për të marrë kontrollin mbi skenën politike të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …