Kolonel, Ylli Zyla, ish-drejtor i Shërbimit Informativ të Ushtrisë, thotë se eksperti detar Artur Meçollari, pjesë e grupit negociator shqiptar për marrëveshjen e detit me Greqinë, cenon sigurinë kombëtare me praninë e tij në delegacion. Në cilësinë e ish-drejtorit të SHIU mund t’iu them se ai është i papërshtatshëm në grupin e negociatorëve për marrëveshjen e detit me Greqinë. Etika profesionale nuk më lejon të them më tepër, por autoritetet dhe veçanërisht kryetari i Republikës, i ka të gjitha mundësitë të kuptojë papërshtatshmërinë e tij. Papërshtatshmëria e ekspertit detar, Artur Meçollari ka të bëjë me afrimin e tij të ngushtë me palën greke. Zëdhënësi Tedi Blushi i tha Top Channel se kabineti i kryetarit po shqyrton me vëmendje dhe kujdes të gjithë materialin që i ka dërguar Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …