Mikullovci, krenohet me ish-regjimin jugosllav, që e kishte bërë delegat dhe tani me Vetëvendosjen e cila e ka bërë deputet

Mikullovci, krenohet me ish-regjimin jugosllav, që e kishte bërë delegat dhe tani me Vetëvendosjen e cila e ka bërë deputet

Adem Mikullovci, aktori i mirënjohur i roleve të  zhelanave dhe spiunëve të kohës së regjimit pushtues, krenohet me ish regjimin jugosllav i cili e kishte shtyrë të bëhej delegat dhe tani  krenohet me Vetëvendosjen, e cila e  ka bërë deputet. Delegati i  “shoshës” së fundit të përzgjedhur nga regjimi i Milosheviqit të Kuvendit të Autonomisë së Kosovës, tani deputet i Vetëvendsosjes, Adem Mikullovci, ka mohuar zërat se do ta votojë koalicionin PDK-AAK-Nisma për formimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit.

“Unë jam aktor dhe kam profesion të studioj karakteret e njerëzve, psikologjinë e njerëzve, qëndrimet e njerëzve, dhe njerëzit më pa karakter, më të ndytë, hiena, qenë të luftës janë ata njerëz që kërcejnë nga një parti në tjetrën sipas nevojës të rastit për përfitime personale. Mund të ndodhë gjithçka në jetë, por një nuk mund të ndodhë, që unë të votoj për PAN-in, pra të ndërroj ideologjinë time”, ka deklaruar Mikullovci në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, por nuk ka bërë të ditur sa parti i ka ndërruar deri tani ky aktor duke filluar prej Partisë Komuniste të Jugosllavisë dhe përmes LDK-së duke u katapultuar në Vetëvendosjen e Albin Kurtit.

 “Të njëjtat arsye që më kanë shtyrë atëherë që të bëhem deputet, më kanë shtyrë edhe sot të futem në Vetëvendosje dhe të kandidoj për deputet, tha Mikullovci, i cili e çmon më shumë kohën e regjimit pushtues të Jugosllavisë e të Serbisë në Kosovë, sesa Kosovën e lirë dhe të pavarur, ku do të qeverisnin partitë e dala nga lufta e UÇK-së. Duket se ky aktor do t’i bëjë “shumë nder” vetëvendosjes ashtu sikur edhe shumë titistë të tjerë, bij apo bija të tyre  të cilët i bashkon vetëm një qëllim, ta dërgojnë në opozitë PDK-në, t’i dërgojnë në Speciale krerët e luftës e pastaj edhe nëse kthehet Serbia e moderuar e Brnabiqit e Vuçiqit në Kosovë, nuk do të ankohen. (!)

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …