Milaim Morina dhe Xhevdet Krasniqi, dëshmorë të lirisë, u përkujtuan në 25 vjetorin e rënies heroike

Në 25-vjetorin e rënies heroike të dëshmorëve të lirisë, Milaim Morina dhe Xhevdet Krasniqi, në afërsi të Celinës së Rahovecit. Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi së bashku me familjarë, bashkëluftëtarë, miq e bashkëpunëtorë, bënë homazhe në kujtim të veprës dhe të sakrificës sublime për lirinë e atdheut. “Milaimi dhe Xhevdeti, të dy bashkë, janë gurë të çmuar në muret e kalasë së luftës për çlirimin e atdheut. Ata janë krenaria e fshatit Dejnë, janë shija e veçantë e batalionit tonë, janë rreze drite e trevës së Anadrinit, janë gjaku ynë që as nuk falet, as nuk shkelet. “Stanet e Mullabazit”, në kodrat afër fshatit Celinë, është vendi ku ata u përjetësuan, në mëngjesin e 27 majit 1999. Rënia e tyre, në atë fundmaj, e bëri edhe më të shtrenjtë lirinë e këtij trualli, të cilën UÇK-ja po ia jepte fitores që po afrohej.”- u shpreh kryetari Latifi. Përjetësisht nderime dhe lavdi dëshmorëve Milaim Morina dhe Xhevdet Krasniqi!

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …