Milan Mijalkovski: Turqia është sponsori kryesor i armatosjes së Ushtrisë së Kosovës dhe Shqipërisë

Milan Mijalkovski: Turqia është sponsori kryesor i armatosjes së Ushtrisë së Kosovës dhe Shqipërisë

Gazeta “Srbija danas” shkruan se kryetari i Turqisë Rexhep Taip Erdogan është sponsori kryesor i armatosjes së Ushtrisë së Kosovës dhe ai është i gatshëm të dhurojë avionët “F-16 Falcon”, automjete të blinduar dhe tanke. Ekspertë për siguri nga Beogradi pohojnë se Erdogan, përmes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, me të gjitha mënyrat do të ndihmojë armatosjen e shqiptarëve në Kosovë. Turqia do ta armatosë Kosovën ashtu siç e ka armatosur Shqipërinë, thotë ish-shefi i katedrës për siguri të Akademisë ushtarake, kolonel Milan Mijalkovski. Është e sigurt se do t’i armatosë forcat tokësore, por ai do t’ju dhurojë ose do t’ju shesë edhe avionë të luftës. Deri më tash, në akademitë e tyre kanë ushtruar pilotët nga Turqia  dhe ky është një hap logjik tutje. Kjo nuk është befasi, sepse Erdogan, ka interesa të mëdha në Ballkan”, thotë Mijalkovski.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …