Milan Niç: Kosova më afër konfliktit të hapur, telashet do të ishin më të mëdha nëse NATO-ja nuk do të ishte

Milan Nic: Jemi në prag të përshkallëzimit serioz në veri të Kosovës, Gjermania duhet të angazhohet më shumë

Zyrtari nga Këshilli Gjerman për Marrëdhënie me Jashtë, Milan Nic, ka folur për situatën në veri të Kosovës, duke theksuar se jemi vetëm disa hapa nga përshkallëzimi serioz i krizës. Ai i bëri thirrje Bashkimit Evropian dhe veçanërisht Gjermanisë që të angazhohen më seriozisht në zgjidhjen e konflikteve të mbetura në Ballkanin Perëndimor. Nic theksoi se roli i Shteteve të Bashkuara në rajon do të zvogëlohet, pavarësisht se kush fiton zgjedhjet atje. Ai identifikoi veriun e Kosovës si konfliktin më urgjent të pazgjidhur, duke e konsideruar situatën atje më të brishtë në krahasim me Bosnje e Hercegovinën, e cila ka një infrastrukturë diplomatike ndërkombëtare më të qëndrueshme. Ai vuri në dukje se situata në veri ka ndryshuar ndjeshëm në vitet e fundit, me policinë speciale të Kosovës që ka marrë kontrollin e situatës, dhe serbët duke u tërhequr nga institucionet.

Kontrolloni gjithashtu

KMDLNj e quan “kriminale” rritjen e çmimit të energjisë – akuzon ZRrE dhe Qeverinë Kurti për neglizhencë ndaj qytetarëve

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut reaguar ashpër ndaj vendimit të …