leoni

Millatoviq, mbështet marrëveshjet mes Beogradit e Prishtinës, edhe pse bisedimet në Bruksel po zhvillohen mes Kosovës e Serbisë

Milatoviq: Njohja e pavarësisë së Kosovës është çështje e përfunduar

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq i ka deklaruar medieve sllovene se njohja e pavarësisë së Kosovës është çështje e përfunduar. Ai ka shtuar më tutje se njohja e pavarësisë së Kosovës, anëtarësimi i vendit në NATO dhe sanksionet ndaj Rusisë si pjesë e politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Europian janë çështje të përfunduara. “Ju e dini se ishte zoti Gjukanoviq ai që e futi çështjen e kishës në politikën e përditshme… Mendoj se tani politikanët në Mal të Zi janë fokusuar diku në temat që janë me rëndësi thelbësore për qytetarët, përkatësisht standardet ekonomike dhe të jetesës, sundimi i ligjit dhe integrimi europian. Ndërsa ata na ndanë dhe fokusuan në ato ndarje, ajo që ndodhi ishte se një rreth i vogël njerëzish të lidhur me strukturën e mëparshme qeverisëse u pasuruan shumë, duke i frikësuar vazhdimisht njerëzit dhe duke promovuar gënjeshtra të ndryshme për këtë apo atë ndikim në Mal të Zi, që zgjati për kaq gjatë për autoritetet” ka thënë gjatë intervistës për RTV Sllovenia, presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …