Urimet më të përzemërta zërit të lirisë, me rastin e përvjetorit të 20-të të punës së suksesshme.
Radio “Kosova e Lirë”- ishte zëri i lirisë, zëri i pastër shqiptar, nderi i kombit !
Kaluan 20 vite kur u lind në tymin dhe flakën e barotit të UÇK-së së lavdishme! Zëri juaj depërtoi nëpër krisma pushkësh duke u dhënë kurajë luftëtarëve të lirisë për luftë kundër okupatorit barbar.
Radio “Kosova e Lirë” përditë e më shumë po rritet dhe po lëshon shtat në luftë për mbrojtjen e identitetit shqiptar dhe në luftë për realizimin e amanetit të dëshmorëve të rënë brez pas brezi – Bashkimit Kombëtar!
Përzemërsisht përshëndes ata që filluan punën para 20 vitesh në ditët më të vështira që kaloi populli ynë. Po ashtu uroi nga zemra për suksese të mëtejme z. Ahmet Qeriqi me stafin e tij. Dëshiroj të keni jetë të gjatë dhe të kremtoni edhe shumë përvjetor të suksesshëm si edhe deri tani me punë dhe veprimtari atdhetare.
Me shumë respekt !
Milazim KADRIU
ZËRIT TË LIRISË
RKL – zëri i lirisë – pavarësisë!
zëri i pastër shqiptar !
zëri i UÇK- së – ushtrisë !
zëri i Bashkimit Kombëtar!
Njëzet vite më parë
Nga malet e Berishës
Në etër u përhap
Zëri i lirisë
Nëpër flakë e tym baroti
Fuqishëm zëri jehoi
Ju fletë Kosova e lirë
Të gjithëve na gëzoi
Seç ju dha forcë e trimëri
Luftëtarëve në front
Zëri i lirisë në çdo anë
Fuqishëm jehoi
Zëri i lirisë larg u dëgjua
Asnjëherë nuk u nda
Nga frontet e luftës
Derisa liria u fitua
U dëgjua në Drenicë, Llap e Dukagjin
Në Shalë, Karadak e Neodime
Kudo që UÇK luftonte
Që vendi lirinë ta gëzonte
Zëri i lirisë
Fuqishëm jehoi
Edhe atëherë kur Kosova
Pavarësinë fitoi
Jehoi në çdo kohë
Luftën e lavdishme
Dhe dëshmorët
Gjithherë i përkujtoi
Fuqishëm jehoi
Edhe ditë më parë
Kur Kosova
Ushtrinë e ka shpall
Fuqishëm do të jehonë
Edhe atëherë
Kur të gjitha trojet shqiptare
Amaneti i dëshmorëve do ti bashkoj.
Radio Kosova e lirë dhe TV Dielli
Rrezatojnë plotë shkëlqesi
Anekënd shqiptarisë
Në rrugëtimin drejtë ardhmërisë.
Zërit të lirisë
Ditëlindjen ia urojmë
Edhe shumë vite tjera
Bashkërisht ti gëzojmë.