Milazim Krasniqi, profesor universitar dhe analist i njohur ka komentuar largimin e deputetëve Eman Rrahmani dhe Visar Korenica nga Lëvizja Vetëvendosje, duke theksuar se hyrja e tyre në këtë parti ka qenë e motivuar nga interesa personale dhe jo përputhje ideologjike. Sipas Krasniqit, bindjet islamiste të këtyre deputetëve nuk kanë pasur asnjë lidhje me filozofinë socialdemokrate tç Vetëvendosjes, e cila është një parti e majtë. Ai e ka cilësuar hyrjen dhe daljen e tyre nga partia si një veprim të udhëhequr nga interesat vetjake, si në aspektin ekonomik ashtu edhe në atë pushtetor. Në shkurt do të ketë turbulenca brenda partisë, për shkak të ndryshimit të brezave dhe kërkesave në rritje të qytetarëve.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …