Milazim Krasniqi

Milazim Krasniqi: Deklarata e Xh. Sveçlës se gjoja unë qëndroj pas ndonjë thirrjeje për të falë namaz në shes, është gënjeshtër

Deklarata e Xhelal Sveçlës se gjoja unë qëndroj pas ndonjë thirrjeje për të falë namaz në shesh është qind për qind gënjeshtër, thotë profesori i gazetarisë dhe shkrimtari, Milazim Krasniqi.  Është e pakuptueshme dhe e turpshme që të gënjejë në këtë mënyrë një zyrtar i lartë i qeverisë. Ai thotë se vendi  nuk qeveriset me gënjeshtra, derisa ka përmendur edhe reagimin e BIK-ut ndaj tij, kur ky ka bërë thirrje të hapen xhamitë. “Unë kam shprehur qëndrim publik se duhet të hapen xhamitë, me kujdes e me zbatim të rregullave, sipas modelit të Maqedonisë së Veriut. Ndaj qëndrimit tim BIK ka reaguar me një deklaratë nervoze dhe po ashtu të pakuptimtë. Ministri Sveçla dhe qeveria duhet të gjejnë zgjidhje për problemet e rënda ekonomike, shëndetësore, sociale e gjithfarë që po e rrënojnë vendin e shoqërinë e të mos përhapin dezinformata e gënjeshtra të tilla si kjo e Xhelal Sveçlë, ka saktësuar Milazim  Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …