Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka kritikuar ashpër qeverinë e Kosovës për një sërë skandalesh që lidhen me tenderat njëburimorë, rezervat shtetërore, grante joligjore në bujqësi dhe mafiozitetin editorial në RTK. Ai ka theksuar se këto probleme nuk mund të zgjidhen përmes debateve politike, por kërkojnë ndërhyrjen e drejtësisë. Nëse drejtësia nuk vepron me vendosmëri për të adresuar këto çështje, dështimi i shtetit është i pashmangshëm. Ai theksoi se një shtet nuk mund të jetë i suksesshëm nëse qeveria e tij është e dështuar. “Skandalet e qeverisë me tenderë njëburimorë, me rezervat shtetërore, me grante joligjore në bujqësi, me mafiozitet editorial, nuk zgjidhen me debate politike. Këtu ka punë drejtësia. Drejtësia duhet të veprojë me vendosmëri. Nëse nuk vepron, dështimi i shtetit është rruga përpara, pasi nuk mund të ketë shtet të suksesshëm me qeveri të dështuar,” ka thënë Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Dëshmitari, Halil Çadraku ka thënë se shumë dokumente që iu kanë prezantuar atij e përmbajnë siglën e shërbimit serb
Dëshmitari, Halil Çadraku gjatë dëshmisë së tij në Hagë, ka thënë se shumë dokumente që …