Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka komentuar emërimin e ambasadorit të ri amerikan në Beograd, Mark Brnovich, dhe ndikimin e këtij zhvillimi në marrëdhëniet e Serbisë me administratën e presidentit Trump. Krasniqi theksoi se vizita e Donald Trump të riut në Beograd dhe zhvillime të tjera, si marrëdhëniet e afërta mes presidentit serb Aleksandar Vučić dhe administratës Trump, tregojnë për një afrimi të madh dhe një orientim të ri strategjik të SHBA-ve ndaj Serbisë. Ai vuri në dukje se Serbia, së bashku me shtete si Hungaria dhe Sllovakia, po bëhen pjesë e një skeme që ka për qëllim të ushtrojë presion mbi Bashkimin Evropian në kuadër të rivalitetit me këtë të fundit. Krasniqi theksoi gjithashtu se këto zhvillime do të forcojnë pozitat e Serbisë si një partner kredibil dhe i fuqishëm për SHBA-në, që mund të ketë pasoja negative për Kosovën, Bosnjën dhe Malin e Zi. Sipas tij, Serbia po pozicionohet si një faktor strategjik i rëndësishëm në këtë aleancë të re me fuqitë globale.
