Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka komentuar situatën e Urës së Ibrit, duke theksuar se hapja e saj është e mundur vetëm nëse lejohet nga KFOR-i. Krasniqi ka paralajmëruar se në rast të një hapjeje pa miratim paraprak mund të ndodhin incidente dhe viktima. Ai ka argumentuar se kushdo që kërkon hapjen e urës pa autorizimin e KFOR-it mund të ketë si qëllim destabilizimin e Kosovës. Krasniqi ka cituar nenin 153 të Kushtetutës së Kosovës, i cili e ndalon çdo autoritet të kufizojë mandatin e KFOR-it, i cili ka kompetenca për të vendosur mbi këtë çështje.
Kontrolloni gjithashtu
A. Vuçiq: Kryeministri Kurti, u detyra nga Gjermania e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për lejimin e mallrave serbe
Për heqjen e ndalesës së mallrave serbe në vetëm një pikëkalim kufitar në Merdare, presidenti …