Profesori universitar dhe analisti, Milazim Krasniqi, ka shkruar në një postim të tij se Qëndrimi i Tiranës zyrtare ndaj qeverisë së Kosovës, duke anuluar edhe mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, është pasojë e konfrontimit direkt të Albin Kurtit me SHBA-në, BE-në dhe me NATO-n. Tërheqja e qeverisë së Tiranës do të ketë synuar të përçojë mesazhin se ai konfrontim është i dëmshëm dhe se rreziku i konfliktit të qeverisë Kurti me komunitetin serb në veri kërkon deeskalim urgjent, qoftë me çmimin e izolimit të Kurtit. Nga ajo që është parë deri sot, nga SHBA, BE e NATO, Kurti po mbahet përgjegjës për eskalimin, prandaj edhe u është ekspozuar presioneve, gjë që qeveria e Tiranës nuk mund ta ndryshojë. Realisht, Shqipëria si anëtare e NATO-s nuk mund të dalë kundër qëndrimit të Aleancës, sepse interesat e saj janë që të jetë partner i besueshëm edhe në situata të këtilla të vështira, të ngarkuara me sentimente kombëtare. Pra, Shqipëria edhe në këtë rast ndjek interesat e veta shtetërore, sepse nuk sheh që në këtë konflikt po mbrohet ndonjë kauzë kombëtare. E kundërta po ndodhë me këtë krizë, po kërcënohet interesi shtetëror i Kosovës e me këtë realisht atakohet edhe interesi kombëtar shqiptar, ka shkruar mes tjerash analisti, Milazim Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …