leoni

Milazim Krasniqi: Qeveria Kurti është totalisht e dështuar, ajo nuk di të ballafaqohet me krizat ekonomike, energjetike, arsimore

Milazim Krasniqi: Qeveria Kurti është totalisht e dështuar, ajo nuk di të ballafaqohet me krizat ekonomike, energjetike, arsimore

Profesori dhe analisti politik Milazim Krasniqi ka reaguar në lidhje me videon e publikuar dje nga Lëvizja Vetëvendosje në të cilën flitej me akuza tejet të rënda për ish-liderët politikë dhe partitë politike në vend. Ai tha se spoti paralajmëron vetë-rrëzimin e qeverisë Kurti, por edhe mohimin e dështimin e shtetit. Qeveria Kurti nuk di si  të ballafaqohet me krizat e brendshme ekonomike, energjetike, arsimore, shëndetësore e diplomatike, as nuk ka guxim të ballafaqohet me sfidat që e presin çdo qeveri të Kosovës në procesin e dialogut të pambyllur me Serbinë”, tha Krasniqi. Spoti vulgar e bizar, i bërë bashkë me goditjen e pabesë ndaj njëzet e pesë mijë mësuesve e arsimtarëve, është edhe provokim për trazira. Vetëvendosja po planifikon trazirat eventuale t’i përdorë si gjethe fiku për ta mbuluar turpin e vetë-rrëzimit të qeverisë Kurti. Sa iu përket spoteve, një spot vërtet real do të mund të bëhej me veprimet e dhunshme të LV-së ndër vite. Në atë spot mund të paraqiten realisht zjarrvëniet në Kuvend, sulmet egërshane ndaj policisë së shtetit, praptimi i kamionëve me mallra, sulmet ndaj zyrtarëve të shtetit  djegia me molotov e veturave familjare e deri tek arsenali me armë, i zbuluar diku afër Ngrohtores, ka shkruar mes tjerash profesori, Milazim Krasniqi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …