Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka thënë se vizitat e fundit të Albin Kurtit nëpër disa vende në Kosovë janë sinjal shtesë për përgatitje të vendit për zgjedhje. Ai, përmes një postimi shprehet se ka dilema se a po bëhet Vetëvendosja parti konservatore apo do të bëhen majtistë, ata me të culet afrohet gjithnjë në fushatën elektorale, sikur janë disa krerë fetarë islamë në vendin tonë. Rikthimi i Albin Kurtit te koketimi me simbolika të vlerave myslimane, sikur janë vizita nëpër xhami janë sinjale shtesë se po përgatitet ta çojë vendin në zgjedhje. Në dy palë zgjedhjet paraprake e pati ndezë manipulimin me ato simbolika. Siç thuhet, e treta e vërteta. Sidoqoftë, dilema mbetet: a po bëhet Vetëvendosja parti konservatore, apo disa krerë islamë po bëhen majtistë, ka shkruar në një postim të tij, profesori dhe analisti, Milazim Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …